Një person është mbytur ditën e sotme në Milot. Mësohet se një 17-vjeçar ishte futur për tu larë në lumin Mat, por ka humbur jetën.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në “Urën e Zogut” në Milot.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.