Një peshkarexhë është mbytur  në qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sazanit në orët e para të mëngjesit.

Nga mbytja e peshkarexhës u rrezikuan 4 peshkatarë, të cilët fatmirësisht u shpëtuan nga trageti i linjës Vlorë-Brindisi.

Policia po punon për zbulimin e shkaqeve të incidentit.