Më 29 shkurt, presidenti i Rusisë Vladimir Putin do t’i adresohet Asamblesë Federale me një fjalim. Këshu ka lajmëruar Kremlini, sipas agjencive mediatike ruse.

“Më 29 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin do t’i adresohet Asamblesë federale të Federatës së Rusisë me mesazhin e tij të përvitshëm,” lexohet në deklaratën për shtyp të Kremlinit.

Sipas Kushtetutës ruse, presidenti i “adresohet çdo vit Asamblesë federale mbi situatën në vend, mbi orientimet kryesore në politikën e brendshme dhe të jashtme të shtetit”. Në fjalime të tilla, kreu i shtetit tradicionalisht jep vlerësimin e tij mbi situatën në vend dhe parashtron detyrat për të ardhmen.