Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga skuadra lëvizëse e Livornos pasi u kap me 40 kg kokainë në shtëpi.

Shqiptari ra në sy të agjentëve të policisë pasi u shfaq në mënyrë të dyshimtë në oborrim e një ndërtese. Policët e ndaluan menjëherë dhe 30-vjeçari pranoi se kishte një substancë të fshehur në shtëpinë e tij.

Brenda një valixheje u gjetën disa pako nga 1 kg me një peshë totale rreth 40 kilogramë. Sasia e madhe e gjetur e kokainës, vlera e së cilës me shumicë shkon rreth 1.5 milionë euro, do të lejonte, me shitjen me pakicë më pas disa milionë euro. 30-vjeçari pas arrestimit u dërgua në paraburgim.