Depresioni është një nga problemet shëndetësore që po prek të madh e të vogël në vendin tonë, e pasojat që vijnë si shkak i tij, shpeshherë janë edhe fatale për jetët njerëzore.

Një vajzë vetëm 12 vjeçe nga Kavaja, që sipas policisë ishte në kushte depresioni, ks tentuar të vrasë veten.

Rreth orës 22:00 të një dite më parë, në banesën e saj, është vetëhelmuar me medikamente shtetasja e mitur K. P., 12 vjeçe.

Policia aktualisht raporton se ajo ka shpëtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.