Kryeministri Edi Rama, teksa po mbante fjalën e tij sot në Gjirokastër në kuadër të fushatës qeveritare “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”, rrëfeu para të pranishmëve bisedën e shkurtër me një të ri që i kërkoi të bënte një selfie.
“Më tha një djalë para ca ditësh, të bëjmë një fotografi bashkë, e pastaj më tha “më gjej ndonjë punë o burrë”. Ça shkolle ke e pyeta. Jurist, tha, si gjithë shqiptarët. Ja kjo është historia jonë”, tha Rama.





