Një 48-vjeçar i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Gjatë kontrolleve të bëra në banesën e 48-vjeçarit K.R. në lagjen “Skënderbej”, iu gjet një armë zjarri e tipit “kallashnikov” e cila i është sekuestruar nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.