Një 43-vjeçare është proceduar në Gjirokastër pasi u kap në kufi me mijëra euro të padeklaruara.

Shtetases A.B, 43-vjeçe, kontrollit në vijën e dytë, në PKK Kakavijë, iu gjetën në çantë 11 590 euro, 40 000 lekë dhe 50 paund që ajo po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. B., 43 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në PKK Kakavijë, iu gjetën në çantë 11 590 euro, 40 000 lekë dhe 50 paund që ajo po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.