Gjykatat e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy personat që u kapën me mina në qytetin e Vlorës.

Seanca gjyqësore është mbajtur sot në orën 9:30, ku prokurorja Ajkuna Anxhaku e ka cilësuar si të ligjshëm arrestin dhe ka kërkuar arrest me burg për dy personat; përkatësisht xhaxha dhe nip.

Kërkesa është lënë në fuqi nga gjyqtarja Emirjana Dimo.