Denoncimi i një 24-vjeçareje ka çuar në arrestimin e një të riu në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A. B., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për të ka bërë kallëzim një bashkëmoshatare se ai e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, si dhe i ka marrë një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.