Një i ri nën kërcënimin e thikës ka grabitur një supermarket në qytetin e Korçës.
I riu i pamaskuar hyn në ambientet e brendshme të një supermaketi, i cili ndodhet e një prej bulevardeve kryesore Korçës. Pasi kërcënon me thikë një nga punonjëset, ai hyn brenda dhe i drejtohet kasës, aty ku gjendeshin dhe lekët e xhiros ditore deri në ato momente.
Punonjëset e supermarketit kanë deklaruar për oficerët e policisë se i riu i ka kërcënuar me thikë dhe në rrethana të tilla kanë qenë të detyruara të dorëzojnë shumën prej afro 100 000 lekë të reja.
Policia ka sekuestruar pamjet e biznesit ku është realizuar vjedhja si dhe pamjet të bizneseve të tjera përgjatë këtij bulevardi për të bërë të mundur identifikimin e këtij personi.
Nisur nga pamjet e siguruara pritet që shum shpejt policia të identifikojë autorin e grabitjes.