Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, aktivisti Aulon Kalaja ka depozituar në Policinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj oficerëve të Policisë së Shtetit, të cilët e kanë dhunuar gjatë protestës së 17 prillit.
Ai deklaron se, është paraqitur dhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të hartuar ekspertizën mjeko-ligjore, për dëmet që i janë shkaktuar.
Reagimi i Aulon Kalaja:
Pasi kam dorëzuar kallëzimin penal në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kundër oficerëve të Policisë së Shtetit, të cilët më torturuan në protestën e 17 prillit, u paraqita në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të hartuar ekspertizën mjeko-ligjore, që pasqyroi dëmtimet që me janë shkaktuar!
Mos harroni se Policia e Shtetit më ka proceduar për veprën penale, ‘Goditje për shkak të detyrës’, që parashikon dënim, nga 1 deri në 5 vjet burg.
Pra sipas policisë, unë kam rrahur policët.
Pamjet flasin vetë…





