Irani ka ndërmarrë sulme me dronë ndaj anijeve ushtarake të Shtetet e Bashkuara në Gjiri i Omanit, pas një incidenti ku marina amerikane konfiskoi një anije mallrash me flamur iranian në të njëjtën zonë, raportojnw mediat iranian.
Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se sulmet me dronë u kryen ndaj anijeve amerikane, megjithatë deri tani nuk janë raportuar dëme materiale apo viktima nga këto veprime të supozuara.
Sipas të njëjtave burime, Komanda Qendrore Khatam al-Anbiya, struktura më e lartë operative e koordinimit të forcave të armatosura iraniane e ka cilësuar operacionin detar amerikan si shkelje të armëpushimit dhe ka paralajmëruar se do të ketë “kundërpërgjigje për këtë akt piraterie të armatosur nga marina amerikane”.





