Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet më të kërkuara dhe më virale të Europës. Sipas revistës spanjolle “Noticias del Vino” vendi ynë vlerësohet për peizazhet e larmishme, sigurinë, mikpritjen dhe çmimet e përballueshme.
Në artikull remomandohen disa vende që duhen vizituar, duke nisur nga riviera me segmenti nga Vlora në Ksamil, ku ofrohen plazhe që konkurrojnë me Tajlandën apo Karaibet.
Ksamili njihet si xhevahiri i rivierës, me tre ishujt e tij, ndërsa Dhërmiu ofron një alternativë më të qetë dhe autentike.
Po ashtu, rekomandohet edhe trekëndëshi historik që mbrohen nga UNESCO, ku përfshin Beratin ‘qytetin e një mbi një dritareve’ me shtëpitë e bardha otomane, Gjirokastrën ‘qytetin e gurtë’ me rrugicat me kalldrëm, dhe Butrintin, një park arkeologjik magjepsës ku ndërthuren periudhat historike, greke, romake e bizantine.
Për ti vizituar rekomandohet edhe syri i kaltër dhe Banjat sulfurike në Bënjës.
Nga ana tjetër për të apasionuarit e natyrës, rekomandohen Alpet Shqiptare, zona perfekte për ecje malore.
Udha nis me lundrimin spektakolar në Liqenin e Komanit, për më pak se 10€, dhe vazhdon në shtegun Theth – Valbonë, i rrethuar nga maja të thepisura si të Zvicrës dhe ‘kulla’ tradicionale të kthyera në bujtina.
Sipas arikullit nuk duhet humbur as një vizitë në kryeqytet, duke e cilësuar Tiranën një qytet të zhurmshëm dhe plot ngjyra, ku mund të shijohet jeta e natës në lagjen mondane të ish Bllokut.
Në artikull shkruhet se Shqipëria po modernizohet me shpejtësi dhe hotelet luksoze po shtohen dita-ditës. Ndaj për të shijuar këtë perlë të mesdheut rekomandohet që rezervimet të bëhen sa më shpejt.





