9 gusht 2014 – Koordinatorit i Partisë Demokratike Ervin Salianji përmes një deklarate për media bën të ditur se kryeministri Edi Rama mbylli me arrogancës dhe brenda natës dhjetra universitete në vend me qëllim për të treguar se paska një model tjetër arsimi. "Edi Rama mbylli me arrogancë dhe brenda natës dhjetra universitete dhe shkolla të larta në vend, me një manifestim kinse për të treguar se ai paska një model tjetër për arsimin. Por modeli i tij për arsimin nuk vonoi të zbulohej. Kryeinspektorja, ajo që hartoi fermanin që mbylli dyert e universiteteve është nën akuzë për diplomë falso. Media të rëndësishme franceze, si përshembull Le Figaro, kanë shkruar për rastin e një spekulanti të dënuar nga gjykata, i cili merrte para në këmbim të diplomave fantazëm. (Kemi këtu shkrimet e gazetave dhe mediave franceze, si dhe diplomen qe kryekontrollorja ka marre nga i denuari per mashtrim) Kryeinspektorja e Edi Ramës për cilësinë në arsim, pra modeli i përsosmërisë në edukim sipas Edi Ramës, Ejona Isufi, rezulton të jetë një nga të diplomuarat prej mashtruesit francez të dënuar nga gjykata e Tiranës. Kontrollorja e kritereve, e standarteve, e cilësisë së universiteteve, është thjesht pa doktoraturën që pretendon se ka. Ky fakt e kompromenton rëndë aktin e Edi Ramës, dhe dëshmon se sa joseriozisht e ka ai reformën në arsimin e lartë. Partia Demokratike inkurajon zbatimin e ligjshmërisë, vendosjen para ligjit të përgjegjësve dhe shkelësve të ligjit. Sepse, kjo reformë është mjaft e nevojshme, por që duhet kryer në mënyrë transparente, me konsulencë, për interesat e publikut dhe të studentëve, dhe jo për favoret e miqve dhe klientëve" tha koordinatori i PD-së.
Mediat franceze: Kryekontrollorja e universiteteve në Shqipëri me doktoraturë false
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Me Ahmetajn jam takuar kur ishte ministër”/ Gjyqi për dosjen “Buka”, biznesmeni Lirim Fejzollari dëshmon në GJKKO: Kishim problemet me pullat
Teherani do ia kalojë me ligj ushtrisë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, ligji i propozuar parashikon që pagesat të bëhen në rialë iranianë!
Apartamenti me qira ishte kthyer në bazë prostitucioni, arrestohen dy kineze në Tiranë! Në hetim 3 persona të tjerë
“Shqetësuese heshtja e Ramës”- Bardhi kërkon dorëheqjen e Ferit Hoxhës: E papranueshme, s’mund të qëndrojë asnjë minutë si ministër! Do thirret në Parlament për llogari





