MEKSIKE, 16 mars 2013 – 13 të vdekur dhe 154 të plagosur është bilanci i deritanishëm i një shpërthimi të regjistruar dje në Meksikë. Një furgon që transportonte fishekzjarre për një festë fetare që do të mbahej në komunën Nativitas, në shtetin e Tlaxcala.

Guvernatori i këtij shteti meksikan Gonzalez Zarur ka shpallur dy ditë zie, ndërkohë që presidenti i vendit Enrique Pena Nieto u ka dërguar një telegram ngushëllimi familjarëve të viktimave.

Ekipet e shtëpimit që shkuan për t’u ardhur në ndihmë viktimave u gjendën përpara një pamjeje tmerruese, pasi njerëz të plagosur dhe të shtrirë në rrugë në pritje të ndihmës mjekësore i gjeje në një perimetër prej më shumë se 100 metrash nga vendi i shpërthimit. Për festën fetare ishin mbledhur shumë besimtarë dhe kjo bëri që në momentin e aksidentit rreth 200 njerëz të mbeteshin të lënduar. Mes viktimave është edhe një fëmijë, ndërkohë që 70 të plagosur janë ende në spital.

Shpërthimi u shkaktua pasi një nga fishekzjarret u ndez brenda në furgon duke sjellë për pasojë shpërthimin e shumë të tjerëve.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/