Një video e Giorgia Melonit duke bërë mimika të çuditshme me fytyrën në prag të Samitit të NATO-s në Hagë të mërkurën, është bërë virale në mediat sociale.

Kryeministrja italiane ka një histori të bërjes së shprehjeve të çuditshme të fytyrës në publik.

Edhe në samitin e NATO-s vjet, ajo u bë virale për shkak të mimikave, teksa priste presidentin asokohe të SHBA-së, Joe Biden.