Merkel dhe Macron thirrje për armëpushim në Ukrainë
Me rastin e festave të fundvitit, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron bënë një deklaratë të përbashkët mbi situatën në Ukrainë për të kërkuar përgjegjësi nga të dy palët dhe për të ruajtur një armëpushim, tha zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, në një konferencë shtypi.
“Ne e mirëpresim atë që grupi i kontaktit trilateral i 27 dhjetorit bëri të njohur, domethënë një armëpushim të qëndrueshëm dhe të plotë në Ukrainën Lindore”, tha zëdhënësja.
“Ne ftojmë të dyja palët që të marrin përgjegjësi në interes të popullatës civile të përfshirë,” vazhdoi ajo.
Të dy krerët e shteteve gjithashtu bëjnë thirrje për lirimin e marinarëve ukrainas.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kongresmeni amerikan, Joe Wilson propozon amendamentin: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me trafikun e drogës
SafeJournalists Network bën thirrje për kushte të sigurta raportimi për gazetarët që mbulojnë protestat në Tiranë
Balluku përballë akuzave të reja/ Braho: Qëndrimi i SPAK është i qartë! Vendimmarrja e garantuar nga ligji
Ambienti për përpunimin e drogës në Divjakë, dalin emrat e tre punonjësve të Zonave të Mbrojtura nën hetim





