Mbrëmjen e djeshme, një makinë është djegur në Tiranë, si pasojë e një defekti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i drejtuar nga personi me inicialet G. Sh.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 07.06.2023, rreth orës 21:55, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i shtetasit G. Sh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.