Një banesë ka marrë flakë pasditën e sotme në fshatin Kokrevë Katund në Librazhd. Mësohet se banesa është shkrumbuar plotësisht.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por mendohet se është për shkak të një problemi në qarkun elektrik të banesës. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.
Ndërkohë që kanë qenë zjarrfikësit që kanë shkuar në vendngjarje, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve plotësisht.