Një automjet në aksin rrugor ”Fier-Lushnje ka marrë flakë teksa ishte në ecje.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti tip kamioncinë, me drejtues shtetasin A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.