Një furgon mallrash është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Vlorës.

Mjeti ka qenë në lëvizje kur mori zjarr. Shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie.

Nuk ka raportime për të lënduar.