POGRADEC- “Arrest me burg”, është masa e sigurisë që ka përcaktuar paraditen e sotme gjykata e Pogradecit ndaj 19-vjecarit Xhensil Lipo, i cili masakroi disa ditë më parë 38-vjecarin Erjon Ibi, një ngjarje e ndodhur në fshatin Çëravë të këtij rrethi. 

Gjatë seancës Prokuroria ka përforcuar versionin e dhënë më parë zyrtarisht nga policia, për një ngjarje të ndodhur për motive banale. Vetë autori i ngjarjes nuk ka pranuar të flasë gjatë seancës, ndërsa avokatja e tij ka kërkuar një mase më të lehtë sigurie, nisur nga mosha e Lipos. 

Pavarësisht kësaj, gjykata ka përcaktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërkaq, sipas Prokurorisë denoncimi për krimin është denoncuar nga babai i autorit, pas rrëfimit të vrasjes nga Xhensil Lipo.