Gjyqtari Skënder Damini ishte paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për t’u marrë në pyetje.
Gjatë kontrollit të banesës që ka në kryeqytet Damini, gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë i është gjetur një sasi municionesh luftarake, si dhe rreth 17 mijë euro, të futura në një sirtar së bashku me të brendshme grash, sikundër duket në këtë foto.
Ai ka dhënë vetëm një deklaratë në prani të avokatit për sendet e sekuestruara gjatë kontrollit në banesë dhe pasi ka firmosur është lënë i lirë.
Pyetur nga mediat, në kohën e futjes që la banesën, vetë gjyqtari Skënder Damini nuk ka pranuar të japë asnjë koment për gazetarët të cilët ndodheshin pranë banesës së tij.
Kontrollet në banesat e gjyqtarëve që shpëtuan Dritan Dajtin, u bënë nga Policia e Shtetit, në zbatim të urdhrit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.