Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka mbyllur hetimet dhe kërkon 3 vite burg për ish-drejtorin e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj.

Nelaj është arrestuar në janar 2021 në kushtet e flagrancës dhe akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit”.

Ish-drejtori i Kadastrës u arrestua pas një hetimi 9 mujor të Policisë dhe Prokurorisë, i koduar “Aluizni”.

Ky shtetas akuzohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet legalizimi.

Ndërkohë vetë 38-vjeçari nuk pranon akuzat dhe shprehet se ka ushtuar detyrën në përputhshmëri të plotë me ligjin.