Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falenderuar të gjithë që e kanë përkrahur këto ditë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj përsërit se s'do të ketë ndarje të vendit e as Dodik Republikë në Kosovë.

"Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë!

Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!

RH", shkruan Haradinaj.