24 janar 2015 – Vdekja e të ndjerit Sokol Olldashi është përjetuar keq nga shumë njerëz, sidomos familja e tij. Humbja ishte e parakohshme dhe kjo është e qartë nga reagimet e shumëkujt. Vëllai i Sokolit, Ardian Olldashi, tregon se çfarë i ka thënë më 22 korrik 2013, pak kohë para vdekjes. Mesazhi është i qartë, sepse ai erdhi pak javë para humbjes së PD, ku Olldashi ishte ministër i Transporteve dhe më tej kandidati i dytë për postin e kreut të opozitës. Ardiani shprehet i indinjuar me disa njerëz dhe e këshillon vëllanë:
“…Kam vënë re sa shumeë “miq” të janë larguar. Disa se nuk u duhesh më, te tjerët kanë frikë se u prishet biografia, ndërkohë qe ndërgjegjen gjithmonë të prishur e kanë pasur, por shumë e shumë të tjerë të kanë qëndruar, janë ata që nuk pritën kurrë gjë nga ty.
Derisa dora dhe mendja do të të udhëheqin mos pusho së dashuruari jetën. Dhe në paç mundësi te ndihmosh nje njeri te vetëm nuk do kesh jetuar se koti. Mos vështro njerëz të vegjël qe të vinë rrotull, por vështro njeriun e madh qe është ne brendësinë tende. Jeto duke konsideruar veten tënde në pazhurmësi dhe kështu do të rigjesh qetësinë dhe paqen. Në mes zhurmës nuk ndihen frymëmarrjet dhe psherëtimat e njerëzve që të duan. Bëj të mundur mosndjesinë e ligësisë njerëzore, por vlerëso mirësinë e tyre””, – përfundon mesazhi i Ardian Olldashit për të ndjerin Sokol Olldashi.





