Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Mesi ka folur për “Simplemente Futbol” në kanalin e YouTube, për ngritjen e Lamine Jamal në futbollin profesionist. Ai e konsideron spanjolli si një nga më të mirët në botë.mesi“Fëmijët shikojnë dhe imitojnë gjithçka, i njohin të gjithë dhe i ndjekin të gjithë, sepse flasin për lojtarët aktualë si Mbape, Vinicius, Haland, Levandovski dhe Lamine Jamal, të jesh kaq i ri është shumë mirë. Seriozisht, është e pabesueshme. Është mbresëlënëse ajo që Jamal po tregon, çfarë po bën dhe çfarë ka bërë tashmë. Ai tashmë ka qenë kampion i Europës me Spanjën. Ai është vetëm 17 vjeç, mes një procesi rritjeje dhe do të vazhdojë të rritet si lojtar dhe të kontribuojë në lojën e tij, ashtu si unë. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe është tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë”, përfundoi argjentinasi.
Mesi: Lamine Jamal është një nga lojtarët më të mirë në botë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ngacmoi seksualisht një të mitur, policia arreston 31-vjeçarin në Tiranë
15-vjeçarja tenton vetëvrasjen pas dhunës psikologjike! Babai i arrestuar më herët për dhunë në familje
I dënuar me 15 vite burg për trafikim të personave, ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë 42-vjeçari
Ndiheni më larg njëri-tjetrit? Ja disa mënyra të thjeshta për të rikthyer afërsinë në çift…





