14 maj 2014 – Njëri nga vëllezërit e Leo Messit, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet komplet familja e sulmuesit argjentinas.
Aty shihen nipërit dhe vëllezërit e motra (Matías, Rodrigo e María Sol), prindërit e futbollistit, Jorge e Celia, që së bashku përbëjnë një familje të madhe.
Djali i 26 vjeçarit shihet në të djathtë të fotografisë, së bashku me nënën e vogëlushit, Antonella Roccuzzo. Familja e Leos ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe kohë pas kohe ka publikuar fotografi ku shihen të gjithë. Këtë radhë, ata ishin mbledhur për ta festuar ditëlindjen e Benjamín, djali më i vogël i María Sol.
Ndërkohë, Leo Messi është në negociata për ta vazhduar kontratën me Barcelonën.
Marrëveshja mes të palëve duket se është arritur dhe tani pritet vetëm nënshkrimi i kontratës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





