Presidenti Ilir Meta ka ftuar në takim Besnik Muçin, për situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas shkarkimit të tij nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Pas takimit me Muçin, i dekretuar nga Presidenti si anëtar i Kushtetueses, kreu i shtetit pritet të japë një qëndrim zyrtar për media nga Presidenca.

KPA shkarkoi dje (22 nëntor) nga detyra Besnik Muçin. Por ky i fundit tha se nuk do të njohë vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe sot ai u paraqit në Gjykatën Kushtetuese në cilësinë e anëtarit të kësaj gjykate.