Gjatë konferencës për mediat, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj interesit të gazetarëve edhe për vargjet e recituara nga Korca.

Meta tha se nga vargjet që ai recitoi janë shqetësuar “çunat” e shoqatës së Ballkanit të Hapur.

“Të shkosh në Korcë, të rrish me ata artista të mrekullueshëm të shkosh atje dhe të përjetosh momentin që kur ti shkon e fillon bora, që na mungon aq shumë, pavarësisht se do duhet të marrim më shumë masa që edhe mos mbyllen shkollat për këtë arsye.

E kuptoj që çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur janë shqetësuar, nga përmbajtja e vargjeve që unë recitova, që i dedikohen një akti patriotik të jashtëzakonshëm, si hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, por ata janë të lirë të vijojnë me vargjet e Ballkanit të Hapur, si ‘Ina Ina.. etj”, unë s’jam kaq kozmopolit, jam pak i edukuar me dashurinë për Atdheun për më të mirën e trevave tona, që nga Shkodra deri në Vlorë.” u shpreh Meta.