Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” janë kandidatët më të mirë që do t’ua kthejnë bashkitë qytetarëve anembanë vendit.

Meta kujton se janë dhe dy javë për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga korrupsioni absolut i pushtetit vendor, monist dhe arrogant.

“Edhe dy javë për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga korrupsioni absolut i pushtetit vendor tërësisht monist dhe arrogant.

Të vrapojmë çdo sekondë për një Fitore historike të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ne kemi kandidatët më të mirë që do t’ua kthejnë bashkitë qytetarëve anembanë vendit.

Pakica uzurpatore, e pashpresë përpara Uraganit të Ndryshimit!”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.