Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto nga takimi me ish-kreun e shtetit shqiptar Rexhep Meidani.
Meta nënvizon se ka zhvilluar një bisedë me ish-presidentin, ndërsa ka shtuar se kanë biseduar së bashku për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale.
Takimi është konsultativ dhe vjen menjëherë pas konsultimeve që kreu i shtetit bëri me opozitën e bashkuar, paraditen e sotme.
“Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan Meta në postimin e tij.