BRUKSEL, 06 mars 2013 – Autoritetet antitrust të Bashkimit Evropian mund të ndëshkojnë me një gjobë prej qindra milionë dollarë kompaninë Microsoft për shkeljen prej saj të marrëveshjes në lidhje me ofrimin e mundësisë përdoruesve për të zgjedhur shfletuesin (ang. browser).
Në vitin 2009 Komisioni Evropian e shpalli kompaninë Microsoft fajtore për përdorimin e pozitës dominuese në tregun e sistemeve operative për promovimin e shfletuesit të tij “Internet Explorer”, i cili rezulton të jetë i instaluar paraprakisht. Microsoft u zotua t’u japë përdoruesve mundësinë për të zgjedhur vetë shfletuesin, por angazhimin e vet kompania nuk e përmbushi.