Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron, ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Cameron ka folur lidhur me bashkëpunimin për migracionin e paligjshëm, për të cilin ka thënë se shpreson të jetë edhe shembull për vendet e tjera, ai mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

“Për migracionin, ka qenë një partneritet i mrekullueshëm, shumë pozitiv dhe shumë i arrirë dhe shpresoj se do të jetë shembull edhe për të tjerët sepse në të gjithë Evropën, problemi i migracionit të parregullt është një problem me të cilën hasen të gjithë dhe siç ju kam thënë edhe ministrave të tjerë të jashtëm, është një problem të cilën duhet ta përballoni ju.

Në rastin e Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, ju keni treguar se jeni novatorë dhe krijues dhe në sajë të kësaj pune, arrini rezultate të shkëlqyera, ekonomia, sektori i turizmit është rritur dhe do të ketë shumë mundësi që njerëzit të qëndrojnë në Shqipëri duke ndërtuar më tej ekomoninë tuaj.

Unë kam një këndvështrim të drejtë që kur Ballkani Perëndimor ja del mbanë, atëherë Evropa ia del mbanë sepse në fakt është në interesin tonë që të ndihmojmë në procesin e pajtimit, rritjes ekonomike, kjo është përparësi dhe do të vijojë. I kënaqur që do të vini në 18 Korrik.

Do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjitha vendet që duan të kenë një marrëdhënie të fortë. Do të flasim për migracionin, Ukrainën, sukseset këtu në Ballkan. Ka qenë mrekulli që kam qenë këtu dot dhe sigurisht që do ta mbaj premtimin për të ardhur. Urime për gjithçka që keni arritur”, tha Cameron.