Lëvizjet në dalje te Milani janë jetike për të realizuar një nga goditjet kryesore të merkatos, afrimin e mbrojtësit të djathtë Guela Due nga Strasburgu.Futbollisti i lindur në vitin 2002 është kthyer në prioritet absolut për klubin, aq sa pista për Pubil, tashmë lojtar i Atletiko Madridit, u la plotësisht mënjanë. Megjithatë, negociatat me Strasburgun nuk janë të lehta.Klubi francez vazhdon të kërkojë 30 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa Milani është gati të bëjë një përpjekje të fundit, ndoshta duke e çuar ofertën përtej 23 milionëve. Një sakrificë që mund të rezultojë vendimtare për të blinduar njërin prej sektorëve më të rëndësishëm të ekipit në prag të sezonit të ri.
Milani vazhdon përpjekjet për afrimin e mbrojtësit Due
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tensione në ditën e 89-të të tubimit në Tiranë/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë edhe protestuesit e tjerë
Trump: Putini nuk do të sulmojë territorin e një vendi anëtar të NATO-s
Protesta e 89-të në Tiranë, aktivistja thirrje qytetarëve: Nesër me vezë te selia e PS-së
Dramë shqiptare në Europë, Egnatia dhe Dinamo eliminohen në shtesa





