Miliarderi saudit shëtit në Londër me makina të florinjta ( foto)
Turisti saudit vjen në Londër me flotën e florinjtë.
Një miliarder saudit po qëndron në një prej hoteleve në qendër të Londrës bashkë me flotën e tij të makinave të florinjta. Automjetet luksoze ishin parkuar pranë hotelit ekskluziv Mandarian Oriental dhe kanë shëtitur disa herë në paradë duke tërhequr vëmendjen e turistëve dhe kalimtarëve.
Veshja e florinjtë e makinave llogaritet të kushtojë rreth 5000 euro për secilën kurse transporti i tyre drejt Londrës besohet të ketë kushtuar më shumë se 20 000 euro. Ardhja e supermakinave në kryeqytetin britanik është kthyer në traditë vitet e fundit teksa milionerët arabë përpiqen t’ia kalojnë njëri-tjetrit për nga shkëlqimi.
Vitin e kaluar pas ankesave të shumta, zonat qendrore të Kensington, Chelsea e Knightsbridge vendosën urdhra të mbrojtjes së hapësirave publike duke ndaluar zhurmat e forta të motorëve apo bllokimin e rrugëve dhe hapësirave të parkimit.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Kompensonin për një dekadë të humbur të reformës së zgjerimit”, Politico: BE-ja planifikon t’u ofrojë vendeve kandidate përfitime ekonomike para anëtarësimit
Media amerikane “Quartz”: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Aksionet e Apple bien pas rritjes së çmimeve nga kompania
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit Bobby J. Brown





