PUKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në minierën e e Lakut të Rroshit. Një minator 20-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në punë. 

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Lumbardh të komunës Qafë Mali, ku ndodhet edhe miniera. 

Mësohet se viktima Elton Gjeta është zënë poshtë nga një masiv dheu teksa punonte në galerinë e minierës. 

Policia lokale ka nisur hetimet për ngjarjen.