DURRËS, 12 dhjetor 2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, i pranishëm në konferencën me rastin e 65-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë, më 11 dhjetor 2014, ka vënë theksin në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Mes të tjerave, Ahmetaj tha:
“Jemi në një proces të avancuar për sa i përket zonës së lirë ekonomike në Spitallë të Durrësit, jo më një histori retorike e zonave ekonomike, por një histori reale kineze”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





