Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka ndarë në platformën “X” një foto gjatë forumiut të “Raisina Dialogue” me Sekretarin e Përgjithshëm të  Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Stefano Sannino.

Ai shprehet se në këtë forum ka theksuar angazhimin e Shqipërisë për t’u linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së, rëndësinë e progresit në procesin screening si dhe gatishmërinë për të hapur kapitujt themelorë.

“Një takim mjaft i mirë gjatë forumit të “Raisina Dialogue” me Sekretarin e Përgjithshëm të  Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Stefano Sannino.

Theksova angazhimin e Shqipërisë për t’u linjëzuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, rëndësinë e progresit në procesin screening si dhe gatishmërinë për të hapur kapitujt themelorë.

Përballë sfidave globale, përshpejtimi i procesit të integrimit në BE për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian”, shkruan ministri Hasani.