Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ditën e martë do të zhvillojë vizitë zyrtare në Zagreb, gjatë së cilës do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit kroat.

Pjesë e axhendës do të jetë takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme  Gordan Grlić-Radman, por gjithashtu ai do të zhvillojë takime edhe me Presidentin, Zoran Milanović dhe Kryeministrin,  Andrej Plenković.

Ministri Hasani gjithashtu do të marrë pjesë edhe në çeljen e  ekspozitës fotografike “Shqiptarët në Kroaci”.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Ministrit Hasani në Zagreb dhe ajo do të shërbejë si një rast inkurajimi i Tiranës zyrtare dhe Zagrebit zyrtar për të vazhduar bashkëpunimin në kuadër të procesit tonë të integrimit evropian, si edhe të nxitjes së bashkëveprimit në realizimin e projekteve të përbashkëta.