Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka përmendur gjendjen e Kishës e cila ndodhet në objektin e Universitetit të Prishtinës.
Daçiç, duke folur për gjendjen e rëndë të objektit i cili ishte ndërtuar në masa të dhunshme në oborrin Universitar në Prishtinë, tha se kjo kishë është shndërruar në tualet publik, por Daçiç nuk ka lënë pa përmendur se kisha ortodokse serbe po shfrytëzohet edhe për videoklipe të këngëtarëve, shkruan “Magazina.al”.
Kujtojmë se këngëtarja kosovare Era Istrefi, ka realizuar brenda objektit në fjalë klipin “E dehun”, i cili atë kohë ngjalli reagime të shumta të komunitetit serb në Kosovë dhe Serbi.