Ministria e Arsimit ka publikuar urdhrin për përcaktimin e datës së fillimit dhe mbarimit të vitit akademik 2026–2027 në institucionet e arsimit të lartë në vend.
Sipas urdhrit të firmosur më 11 maj 2026 nga ministrja Mirela Kumbaro, viti i ri akademik në universitetet shqiptare do të nisë më 5 tetor 2026 dhe do të përfundojë më 24 shtator 2027.
Dokumenti parashikon gjithashtu që institucionet publike të arsimit të lartë, pas përfundimit të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha degëmarrjet “Tingëllimi i studentit”, si edhe listat e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
Për zbatimin e këtij urdhri janë ngarkuar Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Qendra e Shërbimeve Arsimore si dhe institucionet e arsimit të lartë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT
Nr. 3650/Prot. Tiranë, më 11.05.2026
URDHËR
Nr. 139, Datë 11.05.2026
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË FILLIMIT DHE MBARIMIT TË VITIT AKADEMIK
2026-2027, NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të shkronjës “ç”, të pikës 2, të nenit 7 dhe pikës 1, të nenit 87, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
URDHËROJ:
- Fillimin e vitit akademik 2026-2027, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 5 tetor 2026 dhe mbarimin e tij në datën 24 shtator 2027.
- Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues të dërgojnë në të gjitha degëmarrjet “Tingëllimi i studentit”, si dhe listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
- Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe institucionet e arsimit të lartë.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
MINISTRJA
MIRELA KUMBARO FURXHI





