Ministrja e Rinisë Bora Muzhaqi nuk ka dhënë asnjë deklaratë për vdekjen e 8-vjeçarit në Fier, por në të kundërt i është shmangur pyetjes së gazetarëve në lidhje me ngjarjen.
Ministrja iu është përgjigjur gazetarëve duke thënë ”më duhet të iki, nuk kam kohë”, dhe sipas saj kjo ngjarje nuk ka lidhje me ministrinë që ajo drejton.
Pjesë nga biseda
Gazetarja: Donim t’ju bënim disa pyetje mbi abuzimet
Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë më duhet të lëviz
Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion…
Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time.





