Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi ditën e sotme një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka thekson se Shqipëria ndan të njëjtën pikëpamje me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, se parandalimi duhet të jetë roli i diplomacisë shumëpalëshe.

“Shqipëria ndan të njëjtën pikëpamje me Sekretarin e Përgjithshëm që parandalimi duhet të jetë motivi i diplomacisë shumëpalëshe në çdo fushë. Ne si mbështetës të fortë të një arene ndërkombëtare të bazuar në rregulla, besojmë fuqimisht në rolin e diplomacisë shumëpalëshe”, tha ministrja Xhaçka.