Pas miqësores së parë brenda familjes, Interi nis përgatitjet për sezonin e ri sonte me një miqësore në stadiumin Louis II kundër Monaco, e treta në Ligue 1 sezonin e kaluar. Megjithatë, miqësorja premton të jetë gjithçka tjetër përveç miqësore, duke pasur parasysh deklaratën e lëshuar nga klubi francez në faqen zyrtare të internetit, në të cilën klubi i Principatës ‘paralajmëron’ tifozët zikaltër se seksioni mysafir nuk do të jetë i hapur dhe, më e rëndësishmja, se ata nuk do të jenë në gjendje të shfaqin fanella, shalle ose aksesorë të tjerë që lidhen me ngjyrat e Interit. Tifozëve italianë u ndalohet gjithashtu të largohen nga “zona neutrale” sepse rrezikojnë të përjashtohen nga stadiumi ose edhe të përballen me veprime të mundshme ligjore. Kjo deklaratë shkaktoi shumë diskutime në rrjetet sociale dhe i zemëroi shumë zikaltërit, të cilët, duke qenë se është vetëm një ndeshje miqësore, do t’i kërkojnë klubit francez të shpjegojë atë që duket si një vendim i pakuptueshëm.
Miqësorja Monaco-Inter bëhet çështje: Ndalohen ngjyrat zikaltër
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dekonspiroi hetimet ndaj grupit të Elvis Doçit, dënon 2 vite e 8 muaj burg ish-oficeri i policisë gjyqësore
Zbulohet propozimi i PS-së për Reformën Territoriale, shkon në 46 numri i bashkive
Miratohet leja e parë e Paketës së Maleve, Rama: Tani e marrin pronën me ligj, jo vetëm me zakon
Merr fund historia 114-vjeçare e klubit ku luajtën Baggio, Pirlo dhe Guardiola, Brescia falimenton zyrtarisht





