Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme në një intervistë për median greke “Kathimerini”, me gazetarin Pavlos Papadhopulos dhe titull “Qeveria jonë u dha tituj pronësie minoritarëve” ka zbuluar se çfarë do të ndodhë me çështjen Beleri.

Rama u shpreh se  gjatë fushatës mund të ketë thënë disa gjëra për të cilat nuk ndihet krenar, duke iu referuar disa prej ofendimeve me të cilat i është drejtuar Belerit.

Rama: Nëse kryebashkiaku i zgjedhur nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti. U kërkova avokatëve të mi të shqyrtojnë çështjen dhe nuk e di rezultatin. Por më duket se ky rast është i veçantë, nuk ka precedent.

Më pas Rama u ndal edhe te mungesa e tij në darfkën joformale të mbajtur nga kryministri grek Mitsotakis në Athinë.

Kreu i qeverisë tha se nuk e merr personale  mungesën e ftesës nga homologu Mitsotakis,  megjithëse shprehet se nuk do vepronte në të njëjtën mënyrë si kryeministri grek.