30 prill 2015 – Milani vazhdon "rënien e lirë" në Serie A duke u mundur edhe nga Genoa në "San Siro" me rezultatin 1-3. Skuadra e Filippo Inzaghit nuk po arrin të reagojë dhe kjo ishte një tjetër figurë e keq. Kjo ecuri e ekipit ka irrituar jo pak edhe tifozët, të cilët kishin gjetur një mënyrë origjinale për të protestuar. Ata kishin formuar në fillim të takimit një koreografi ku lexohej fjala "Basta" (Mjaft), ndërsa u larguan nga stadiumi pa mbaruar ende takimi.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/