Një bllokim trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm për shkak të mjegullës së dendur në autostradën A1 jashtë qytetit verior italian të Parmës.

Sipas të dhënave të deritanishme, 30 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Parmës, ndërsa helikopterët kanë transportuar menjëherë qese me gjak në vendin e aksidentit.

Autostrada është mbyllur dhe në vendin e aksidentit kanë shkuar zjarrfikëse, mjete të ndihmës së parë, karabinierë dhe policia.