3 qershor 2015 – Spitali Rajonal i Durrësit, është i dyti më i madh në vend për nga rëndësia dhe popullsia që mbulon. Për këtë arsye është investuar në disa shërbime, ku më të fundit në repartin e diabetit dhe pediatri. Por, shërbimi i parë me të cilin hasen pacientët e sëmurë dhe familjarët e tyre, urgjenca, është në gjendje të mjeruar. Jo vetëm në ambiente, por dhe pajisje.

Fotot janë bërë në urgjencë, ku dallohet shtrati me njolla, shiringat e aget që hidhen nëpër shishe uji, apo komodinat e shqyera që mezi e kryejnë qëllimin pse janë vendosur në dhomë. Pa folur këtu për muret, ku koha e lyerjes së tyre duket se ka qenë tepër e largët.

Qytetarët shpesh reagojnë, duke kërkuar që shërbimi të përmirësohet, në mënyrë që pacienti kur të shkojë në urgjencë, të mos dalë më i sëmurë se ç’hyri.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”